Të paktën katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur gjatë një vizite në sistemin e kanalizimeve të Moskës.
Agjencia TASS raporton se për shkak të shiut të papritur të dielën, niveli i ujit në kanalizime u rrit ndjeshëm dhe ata që ishin aty nuk mundën të shpëtonin. Një nga viktimat ishte një fëmijë, ndërsa një vajzë 15-vjeçare dhe një djalë 17-vjeçar raportohet se janë zhdukur.
Vizita të këtij lloji nuk janë të rralla brenda sistemit të kanalizimeve të Moskës, një pjesë e të cilit u ndërtua në shekullin e 19-të. Edhe pse ka pika nga të cilat mund të dilnin eksploruesit, duket se eksploruesit nuk kanë mundur t’i gjejnë ato.
Policia e Moskës ka nisur një hetim kundër organizatorit të turneut.