“Po vijnë rebelët”, Etiopia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule21:23 - 2 Nëntor, 2021

schedule 21:23 - 2 Nëntor, 2021

Qeveria e Etiopisë njoftoi se nga sot, e martë, 2 nëntor në të gjithë vendin është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Lëvizja u konsiderua e nevojshme pas pushtimit nga rebelët të dy qyteteve kryesore në provincën Amhara.

Rebelët thuhet se po marshojnë drejt kryeqytetit të Etiopisë.

Gjithashtu, raportohet se në 24 orët e fundit ka pasur ekzekutime masive të të rinjve civilë në Kompolca në kuadër të luftës së forcave qeveritare me guerilët për kontrollin e qytetit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!