Familjaret e të mijetuarve të tragjedisë ne Koçan presin ende para spitaleve, nderkohë kanë shperthyer protestat ne Maqedoni të Veriut.
Me pankarta ne duar “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni”, shumë qytetarë e student kanë dale në sheshe e universitete, duke kërkuar dhe dorëheqjen e zyrtarëve.
Është mbajtur 7 minuta heshje për nder te viktimave nga zjarri ne Koçan.
Maqedonia e Veriut është në zi, një ditë pas tragjedisë së rëndë që i mori jetën te pakten 60 personave dhe plagosi qindra te tjere.
Kreu i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov dha dorëheqje duke e lajmeruar ne rrjete sociale, ku ai shprehu dhimbje te thelle per ngjarjen opor se nuk ishte pare në vendin e ngjarjes.
Mengjesin e kesaj te hene u raportua edhe per humbjen e jetes se Ile Gocevskit, shofer i nje prej ambulancave qe transportoj trupat e viktimave dhe te plagosurve gjate nates.
Shaku i vdekjes se tij eshte natyrale, pas nje nate te gjate tragjike.
Ministri i shendetesise, Arben Taravari, njotoi se 20 pacientë janë në gjendje kritike. Ndërsa 51 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar jashtë vendit, si në Bullgari, në Greqi, në Serbi, në Hungari dhe në Rumani.
Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin.
Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se eshte zgjeruar ekipi i prokurorisë që po punon në hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan perbere gjithesej nga 9 prokurore.
Deri me tani jane arrestuar djali i pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë. Në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri i klubit të natës “Pulse”.
Autoritetet shteterore kane njoftuar se Klubi i natës ku ndodhi ngjarja nuk kishte licencë per ushtrimin e aktivitetit.
Persa i perket arrestimeve nga rradhet e zyrtareve ministr i brendshme konfirmoj se: Është ndaluar një ish-sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, një drejtues sektori në të njëjtën ministri, një ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 punonjës të drejtorisë.
Ndërkohë mbremjen e te dieles janë lëshuar disa urdhra shtesë, me objektiv kryesor kontrollin e serverave dhe nje kompjuteri ne Ministrine e Ekonomise.
Per shkak te tragjedise eshte shtyre per nje date te pacaktuar edhe Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian që ishte planifikuar të mbahet në Maqedoni të Veriut më 19 dhe 20 Mars.Gjithashtu Gjykata Kushtetuese maqerdonase shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve.
Zjarri në klubin e natës në Kocan shpërtheu në orët e hershme të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende.
Edhe Bullgaria ka shpallur dite zie te marten ne nder te viktimave te Koçanit./abcnews.al