Po vadiste tokën, 61-vjeçari bie aksidentalisht në kanal dhe ndërron jetë

schedule14:57 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:57 - 24 Qershor, 2021

Një 61-vjeçar me inicialet V.XH, ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Divjakë pasi dyshohet se duke vaditur tokën ka rënë aksidentalisht në kanal.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!