Po udhëtonte drejt sheshxhirimit, qëllohet me armë zjarri aktorja e njohur

schedule17:20 - 25 Gusht, 2020

schedule 17:20 - 25 Gusht, 2020

Saba Sahar, një nga regjisoret e para femra  të filmave  në Afganistan, është qëlluar në kryeqytetin Kabul.

44-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital por përhapja e plagëve të saj nuk ka qenë lehtësisht e dallueshme nga mjekët.

Bashkëshorti i saj, Emal Zaki, tha që ajo po udhëtonte për të punuar të martën kur tre të armatosur hapën zjarr ndaj makinës së saj. “Në makinë ishin pesë vetë”, tha ai, “Zonja Sahar, dy truproja, një fëmijë dhe shoferi. Edhe truprojat u goditën dhe u plagosën.Ndërsa fëmija dhe shoferi nuk u dëmtuan”.

“Unë arrita në vendin e ngjarjes dhe i gjeta të gjithë të plagosur. Ajo mori ndihmën e parë dhe ne e transferuam atë në spitalin e urgjencës dhe më pas në spitalin e policisë”, u shpreh bashkëshorti, shkruan BBC.

Sahar është ndër aktoret dhe regjisoret më të famshme në Afganistan, si dhe është spikatur për mbrojtjen e të drejtave të grave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!