Po u shërbente qytetarëve, mjeku në Sarandë humb jetën pas një ataku kardiak

schedule18:40 - 22 Korrik, 2021

schedule 18:40 - 22 Korrik, 2021

Një tjetër humbje është shënuar sot në radhët  e Bluzave të Bardha ku një mjek ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Bëhet fjalë për mjekun 66-vjeçar Ilir Gazeli, i cili pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa po i shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit.

Edhe pse kishte mbushur 66 vjeç, pra kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!