“Po troket lart”, Hoxha-Lala: Po hapen “petët e lakrorit”, SPAK sot firmosi urdhra…

schedule23:43 - 5 Korrik, 2021

schedule 23:43 - 5 Korrik, 2021

Drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu firmosi sot 10 ndryshime në policinë e shtetit me përjashtim të Tiranës dhe Gjirokastrës. Por duke analizuar emrat rezulton se kemi të bëjmë thjesht me lëvizje emrash. Gazetari Artan Hoxha tha se lëvizjet në policinë e shtetit nuk ishte strukturore, por politike.

Lexo edhe: Përse e kyçi “Shpirti” prokurorin në shtëpi? Artan Hoxha zbulon provat e SPAK-ut

Ishin drejtorë dhe mbetën drejtorë. U premtua për furtunë për të qetësuar opinionin publik. Nuk ka furtunë kur thjesht ndryshon pozicionin. Kjo nuk është lëvizje strukturore, por politike. Kjo është thjesht më “më ka çu nana me la gojën”.

Klodiana Lala priste shkarkimin e të gjithë kupolës së policisë së shtetit. “Do të isha entuziaste nëse do të shkarkohej e gjithë kupola e policisë së shtetit që ka dështuar dhe rokada e emrave është një histori sa për të zbutur tensionin publik” tha ajo.

Lexo edhe: “Parcelat në Skrapar”, Artan Hoxha: Si doli emri i fshatit të Presidentit te dosja e drogës

SPAK paralajmëroi arrestime të zyrtarëve të lartë të akuzuar për abuzim me fondet publike, ndërsa gazetarja Klodiana Lala shkoi më tej duke thënë se sot janë firmosur disa urdhra për kontrolle.

SPAK ka disa dosje që po i lëviz “petët e lakrorit”. Vetëm sot më rezulton se janë firmosur të tjera urdhra kontrolle banesash se për cilin, duhet të presim, por SPAK me ato mundësitë e veta që ka po troket” tha Lala.

Lexo edhe: Artan Hoxha rrëfen njohjen me skafistin e penduar që hapi “Kutinë e Pandorës”

Artan Hoxha kërkoi një shembull në nivel të lartë. “SPAK po punon për të shkuar lart. Por të shohim sa do ta provojë, uroj që ata të kenë mundësinë të na japin një shembull të lartë” tha gazetari investigativ.

Lexo edhe: Operacioni “Shpirti”, Lala: Kur ndërhyjnë ndërkombëtarët s’ka më rëndësi se kush po goditet

Sa i përket dosjes së dosjes, Lala u shpreh se pret që prangat të shkojnë deri në nivele të larta. “Me çfarë kam lexuar është vetëm maja e ajsbergut mendoj se do të shkojë deri në nivele të larta. Nuk ngrihen dyshime për përfshirjen e zotit Tahiri deri tani.

Lexo edhe: “Shpirti” me 28 të arrestuar, Hoxha: Nëse dosja hetohet më thellë, orteku merr edhe SPAK-un

Nëse SPAK do të na thotë se kishte dijeni kjo është gjë tjetër. Historia e Tahirit deri tani është përfshirje morale” përfundoi Lala./ db/ Abcnews.al