Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari kosovar në Gjirokastër

schedule11:03 - 8 Korrik, 2022

schedule 11:03 - 8 Korrik, 2022

Një 20-vjeçar kosovar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor  “Road Guard 30”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, bëjnë me dije blutë.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. B., duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 2 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!