Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. I riu po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës prej 300 eurosh, gjashtë emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi në kundërshtim me ligjin.
Sakaq, në pranga ka rënë edhe një 28 vjeçar pasi aksidentoi makinën me të cilën udhëtonte 19 vjeçari si edhe një automjet tjetër. Për pasojë ka mbetur i plagosur 19 vjeçari, bashkë me njërin nga emigrantët në mjet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Durrës-Tiranë”./abcnews.al