Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 25 vjeçar i cili po ndihmonte për të kaluat kufirin në mënyrë të paligjshme disa emigrantë.
Sipas policisë shtetasi me iniciale E.B., nga Durrësi po transportonte me autobus 12 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Milotit, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 12 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë. e.su./abcnews.al