Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj nga Shkodra, të akuzuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Burime nga policia njoftojnë se pas hekurave përfunduan shtetasit me incialet K.N., 25 vjeç, dhe shtetasi M.F., 23 vjeç, te dy banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./abcnews.al