Himarë- Dy persona, banues në Durrës janë shpallur në kërkim pasi po transportonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, 5 shtetas nga India.
Ata nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe më pas kanë braktisur automjetin tip “Skoda”. Grupi hetimor po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.