Dy persona nga Tirana janë arrestuar nga policia kufitare e Korçës pasi janë kapur duke transportuar 5 refugjatë sirianë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kontrabandistët janë arrestuar në afërsi të Maliqit.
Dy kontrabandistët janë kapur në flagrancë teksa po transportonin refugjatët drejt Tiranës. Pas informacioneve të marra policia i ka vënë në pranga. /abcnews.al