Po tërhiqet qeveria nga amnistia fiskale, për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri? Ja si përgjigjet ministri Mete

schedule11:59 - 18 Tetor, 2023

schedule 11:59 - 18 Tetor, 2023

 

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat kanë dalë për t’i komunikuar mediave vendimet e marra. Në daljen e tij, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, u pyet nga gazetarja e ABC News,  Esiona Konomi nëse është hequr dorë nga amnistia fiskale si një kriter për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave.

Ministri u përgjigj duke thënë se puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga listë po vazhdon dhe sipas tij është detyrim për të realizuar këtë gjë, e kur të arrihet do të jetë lajm i mirë.

Sa i përket heqjes dorë nga amnistia fiskale, Mete shtoi se kjo do të diskutohet me ndërkombëtarët dhe deri më tani sa i përket kësaj nuk ka asnjë zhvillim.

“Puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga zona gri po vazhdon, nuk është lajm që po punohet për këtë. Është detyrimi ynë dhe ka pasur një angazhim ndërinstitucional serioz për të arritur këtë dhe kur të arrihet do të jetë një lajm i mirë për të gjithë.

Amnistia fiskale ka qenë një iniciativë që siç është thënë edhe më parë do të diskutohet me partnerët. Nuk do të merren veprime që mund të bien ndesh me praktika të ngjashme që mund të jenë marrë në vende të tjera dhe unë nuk mund të them asgjë me tepër nga ajo çfarë është thënë më parë” tha ministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!