Cristiano Ronaldo kaloi nëntë sezone të mrekullueshme te Real Madrid dhe është normale të ketë nostalgji për periudhën e kaluar në kryeqytetin spanjoll. Ylli portugez fitoi gjithçka me “Los Blancos” dhe po bën maksimumin me Juventusin për të rikthyer trofeun e Champions League pas 24 vitesh në Torino.
35-vjeçari përfitoi nga pezullimi i ndeshjes së bardhezinjve për shkak të koronavirusit dhe fluturoi drejt Madridit për të ndjekur El Clasicon. Skuadra e Zidane mposhti 2-0 Barcelonën në mbrëmjen e 1 marsit. CR7 u zbavit nga fitorja e ish-shokëve të skuadrës, u emocionua nga pritja e ngrohtë e tifozëve dhe përfitoi për të biseduar me Florentino Perez, presidentin e Realit.
Diario Gol zbulon edhe fjalët që sulmuesi i ka thënë ish-presidentit të tij. “Nëse unë do të isha ende pjesë e Real Madrid, do të ishim favoritët kryesorë për të fituar gjithçka, në kampionat dhe Champions League“. Një deklaratë që ngroh tifozët e Realit, teksa kohët e fundit është përfolur shumë për mundësinë e çmendur të një rikthimi të Ronaldos te Real Madrid /abcnews.al