Zv/ kryeministri Erion Braçe ka deklaruar me anë të një status në rrjetet sociale se ende po punohet për shkurtimin e taksave të klasës punëtore. Ai ka publikuar një deklaratë të presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me përballimin e pandemisë. Braçe shprehet se sa herë që e pyesin si do ia bëjnë për uljen e taksave.
“1%-shi më i pasur paguan më shumë në Amerikë dhe është normalitet! Punëtorët- i thonë klasa punëtore, paguajnë më pak! Për shkurtimin e taksave të tyre është angazhim aktual.
Por është sërish i njëjti reagim. Presidenti amerikan Joe Biden ishte 14 orë më parë në një fabrikë dhe tha: “Nuk hasëm asnjë vështirësi për të kaluar planin e taksave prej 2 trilion dollarë që u vendos mbi atë 1%-in që nuk po paguante e që thjesht rriti borxhin me 2 trilion dollarë”.
Sa herë që flas për ulje të taksave për njerëzit që jetojnë nga puna, më thonë, “po si do t’ia bëjmë?”. Epo, do të marrim mbrapsht një pjesë nga ai 1%-i duke i bërë që të paguajnë”? Nuk ka rëndësi kur je, gjithmonë vlejnë parimet, asgjë tjetër”, shkruan Braçe. /mv.abcnews.al