Po shkonte për të votuar, aksidentohet ish-presidenti serb

schedule19:35 - 21 Qershor, 2020

schedule 19:35 - 21 Qershor, 2020

Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është përfshirë në një aksident me makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në Lapovë. Mediat vendase raporotjnë se makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i ministrisë së Brendshme dhe mësohet se ky i fundit po ecte në drejtim të kundërt dhe u përfshinë në aksident.

Nga përplasja nuk është lënduar asnjë person. Ndërkaq, për ngjarjen ka reaguar edhe vetë Nikoliç.  “Asgjë serioze, ata na lidhën me një makinë për të na tërhequr, unë do të shkoj të votoj”,  tha Nikoliç për mediat serbe.

Kujtojmë se qytetarët serbë u janë drejtuar sot kutive të votimit, ndërsa procesi vijon ende. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!