Pasi mbyllën javën e 17-të ose afro gjysmën e sezonit, në kategorinë e dytë të kampionatit italian të futbollit, Serie B është periudhë bilancesh dhe si zakonisht pas çdo jave vendosen notat e futbollistëve në bazë të paraqitjeve që dhurojnë me skuadra përkatëse dhe mes tyre edhe portierëve.
Në listën e më të mirëve në këtë kategori me notën mesatare të sezonit deri tani sipas vlerësimeve të këtij portali, është edhe gardiani shqiptar Elhan Kastrati. Portieri i Citttadella rezulton të jetë i katërti me notën më të lartë në këtë edicion deri më tani në Serie B
Nota mesatare e portierit të Kombëtares shqiptare është 6,21 dhe ai kalohet vetëm nga Francesco Bardi i Reggiana-s, me notën 6,47, Andrea Fulignati i Catanzaros, me notën 6,32 dhe Emiliano Viviano i Ascoli, me notën 6,26. /i.m /abcnews.al