Pas performancave fantastike gjatë sezonit të tij të parë te “kuqezinjve” e Milan, qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaë është kthyer në një “gur-themeli” në prapavijën e “djajve” të Milanos, teksa falë këtyre performancave arriti të sigurojë dhe një vend në Kombëtaren e Gjermanisë.
Mirëpo, përveç Kombëtares së “pancerave”, “ylli” 22-vjeçar i mbrojtjes ka tërhequr dhe vëmendjen e “gjigandëve” të Evropës, më konkretisht të “galaktikëve” të Real Madrid, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e tij.
Mbrojtësi gjerman është një nga objektivat e sezonit të ardhshëm dhe cilësohet si një nga zëvendësuesit perfekt të brazilianit Militao apo austriakut Alaba, mirëpo arritja e marrëveshjes me drejtuesit e Milan nuk do të jetë një mision i thjeshtë, aq më tepër për 20 milionë euro. /i.m /abcnews.al