Victor Osimhen e ka nisur mbarë sezonin e ri dhe performancat e tij pozitive kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës. Shifrat flasin për sulmuesin nigerian, i cili ka ndihmuar Napolin të sigurojë pikët e plota në 6 javë kampionat.
Sulmuesi deri më tani numëron 4 gola dhe një asist në kampionat, ndërsa në Europa League një dygolësh përballë Leicester City.
Osimhen ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Ai fiton 4.5 milionë euro në sezon dhe dëshira e drejtuesve është t’ia zgjasin deri në 2026-tën.
Vlera e kartonit të lojtarit është rritur në 120 milionë euro. Napoli për të ka shpenzuar 70 milion euro dhe tani shqetësohet nga interesimi i si Chelsea, dy klubet e Manchester, Real Madrid dhe PSG-së.
Presidenti De Laurentiis po mendon që të nënshkruajë një kontratë të re, edhe pse marrëveshja i përfundon pas katër vitesh. /abcnews.al