Po raportonte live nga vendi i ngjarjes, momenti kur gazetari goditet nga një degë peme dhe rrëzohet në tokë

schedule08:48 - 29 Shtator, 2022

schedule 08:48 - 29 Shtator, 2022

Uragani Ian i kategorisë 4 ka mbërritur në Fort Myers, Florida me erëra të forta prej 255 km/h. Ian është stuhia e pestë më e madhe që ka goditur kontinentin e SHBA-së dhe Weather Channel ndodhej aty për të raportuar ngjarjen.

Jim Cantore ishte në vendin e ngjarjes për të dokumentuar stuhinë, një detyrë që sigurisht nuk është pa rreziqe. Cantore po raportonte live, kur u godit nga një degë pemë duke e rrëzuar në tokë.

“Ky është një nga uraganet më të këqij në të cilin kam qenë ndonjëherë. Mund të jetë më i keqi për sa i përket mbulimit të mbi 25 viteve dhe 90 stuhive”, ka thënë ndër tjerash ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!