Po punonte me fadromë, aksidentohet një person në Durrës, arrestohet pronari

schedule13:30 - 15 Shkurt, 2022

schedule 13:30 - 15 Shkurt, 2022

Pronari i një subjekti në Durrës është arrestuar nga policia. Në pranga është vënë M.T. 43-vjeç pasi një nga punonjësit në biznesin e tij duke punuar me fadromë është dëmtuar në dorë.

Ky i fundit ndodhet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:

M. T., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë kohës që ka qenë duke punuar me fadromë në ambientet e punës së tij, është dëmtuar në dorë, shtetasi H. S., banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews.al