Policia po heton një sulm seksual ndaj një gruaje të verbër në një stacion hekurudhor dhe ka publikuar një imazh në lidhje me incidentin.
Policia britanike e transporti tha se viktima po qëndronte me bastunin e saj në platformën e stacionit hekurudhor në Rugby duke pritur një tren pak para orës 17:00 më 26 korrik.
Më pas një burrë iu afrua dhe e preku në mënyrë të papërshtatshme, thanë oficerët.
Detektivët tani kanë publikuar një imazh të marrë nga kamerat e sigurisë të një personi, për të cilin ata besojnë se mund të ketë informacion që mund të ndihmojë në hetimin e tyre, shkruan Daily Mail.
Një zëdhënës i policisë tha: Detektivët që po hetojnë sulmin seksual në stacionin hekurudhor të Rugbyt kanë publikuar këtë imazh që mund të lidhet me ngjarjen.
“Nëse e njihni ose keni ndonjë informacion kontaktoni policinë.”/Abcnews.al.