“Po prisja vdekjen, delfinët më shpëtuan jetën”, i mbijetuari nga sulmi i peshkaqenit tregon sfidën

schedule17:49 - 2 Korrik, 2023

schedule 17:49 - 2 Korrik, 2023

Një burrë ka shpëtuar nga sulmi i një peshkaqeni në brigjet e Egjiptit. Në një intervistë të dhënë për mediat Martin Richardson ka treguar se është sulmuar nga një specie e rrallë e peshkaqenit dhe më pas ka theksuar se jetën e ka falë ndihmës së dhënë nga delfinët.

Richardson në intervistën e tij tregon se është kafshuar pesë herë nga një peshkaqen Mako në brigjet e Egjiptit, dhe në momentin që ai ishte i rrethuar nga një pellg gjaku që rridhte nga trupi I tij është rrethuar nga delfinët heroik të cilët ndaluan edhe sulmin e peshkaqenit.

“Kam humbur afërsisht pesë litra gjak. Ju keni vetëm tetë deri në nëntë litra në trup. Po prisja një furi të ushqyerit… E dija që po më rrethonte… U dorëzova”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai shprehet se papritmas i janë shfaqur një grup delfinësh dhe bisha ndaloi sulmin e tij brutal. Pas ikjes së peshkaqenit Martin është marrë nga një varkë dhe ka pasur 300 qepje në trup për shkak të sulmit.

Unë besoj plotësisht se delfinët më shpëtuan jetën”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!