Po planifikoni pushimet? Shmangni këto ushqime përpara se të notoni

schedule08:27 - 4 Korrik, 2022

schedule 08:27 - 4 Korrik, 2022

Mund të keni dëgjuar për rregullin se nuk duhet të hyni në ujë për të paktën një gjysme ore pasi keni ngrënë. Por a keni dëgjuar se disa ushqime janë më mirë t’i shmangni nëse, pasi keni ngrënë, planifikoni të notoni? Ndoshta frutat dhe lëngjet e gazuara tingëllojnë shumë tërheqëse, veçanërisht në vapë, por nëse do të notoni, do të ishte mirë të pini ujë.

Lëngje frutash dhe pije të gazuara

Lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara ushtrojnë presion mbi stomakun tuaj, gjë që mund ta bëjnë më të vështirë notin.

Alkooli

Alkooli zvogëlon aftësinë për të reaguar, gjë që është veçanërisht e rrezikshme kur bëhet fjalë për hyrjen në ujë. Do të ishte mirë që të shmangni plotësisht alkoolin përpara se të hyni në një pishinë, det, liqen ose zona të tjera noti.

Bishtajoret

Bizelet dhe fasulet përmbajnë fibra që janë të shkëlqyera për shëndetin, por mund të shkaktojnë ngërçe, fryrje dhe madje edhe kapsllëk dhe mund të prishë kënaqësinë tuaj verore.

Pijet energjike

Konsumimi i pijeve energjike gjatë kohës që jeni në ujë mund të shkaktojë diarre ose vjellje dhe gjithashtu ekziston rreziku i dehidrimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!