Një peshkatar ka humbur jetën në lumin Drin mesditën e kësaj të enjte. Sipas policisë, ai ka qenë duke gjuajtur peshk me korrent dhe ka rënë në kontakt me të. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me iniciale A.D.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, aty ku shume njerëz futen në Drin për të zënë peshk. Gjuetia e paligjshme me energji elektrike vazhdon të jetë problem./ABC News Albania 24/7