“Po përpiqemi të krijojmë avantazh pasi opozita është e pa orientuar”, Klosi: PS do fitojë 61 bashki në 2023

schedule20:59 - 3 Maj, 2022

schedule 20:59 - 3 Maj, 2022

Në datën 7 maj do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Kryeministri Rama  shpesh ka ngritur tonet ndaj ministrave dhe deputetëve të vet për të kërkuar llogari në lidhje me punën e bërë.

Kjo Asamble çfarë do të sjellë ndryshe kësaj radhe?

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi u shpreh se Asambleja vjen në vazhdën e Kongresit të mbajtur më 9 prill.

Klosi: Nesër ne kemi një mbledhje kryesie në kuadër të organizimit të PS për garën e ardhshme elektorale. Ne i bëjmë këto takime, mbledhje pune, debate dhe më pas vendimmarrje për tu përgatitur për garën e ardhshme. Gara e ardhshme në prill të viti tjetër është shumë e  rëndësishme dhe prandaj do të përpiqemi të krijojmë sa më shumë avantazh edhe nga kjo situatë ku opozita është krejtësisht e pa orientuar dhe nuk po përgatitet. Në Asamblenë që do të zhvillohet të shtunën, pas miratimit të Statutit, ne do të miratojmë një sërë rregullash për mënyrën e funksionimit të partisë. Kjo ka të bëjë me mënyrën si zgjidhen organet tona drejtuese në 61 bashki, si funksionon struktura e brendshme e partisë.  

Xhokaxhi: Sa realizohen ato që kërkohen?

Klosi: Kësaj radhe ne duam që gjithë opinioni lokal i një bashkie ku do të bëhet përzgjedhjes e kryetarit të bashkisë të japë një gjykim për atë që ne mendojmë se do jetë kryetari i partisë së bashkisë përkatëse. Në rast se ky kryetar nuk do jetë i zoti të përballet me bazën e vet, padyshim do ta ketë të pamundur pasi kjo është transparenca që ne kemi menduar pasi nuk mund të pranojmë që gjithmonë të jemi të njëjtët dhe të shkojmë me të njëjtat rregulla. E kemi shumë të qartë përgjegjësinë që kemi mbi vete për të fituar 61 bashkitë në garën e ardhshme. PS nuk është një parti e cila mund të bëjë përllogaritje. Ne na duhet që të garojmë.

Klosi tha se në këtë garë nuk mund të bëjnë asnjë tolerim. Sipas tij, faktet kanë treguar që aty ku PS ka marrë pushtetin nga një gabim që ka bërë PD me mospjesëmarrje kryetarët e bashkive kanë bërë punë shumë më të mira se s ish-kryetarët demokratë të bashkive./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!