“Po përgatiten për një ditë të tensionuar”, demostratat pritet të vijojnë në Bregun Perëndimor

schedule22:18 - 14 Maj, 2021

schedule 22:18 - 14 Maj, 2021

Demostratat në Bregun Perëndimor pritet të vijojnë edhe gjatë fundjavës. Lajmin e bën të ditur gazetarja e Al Jazeera Nida Ibrahim duke raportuar nga qyteti palestinez i Ramallah-ut.

“Ne jemi duke pritur demonstrata të tjera pasi të shtunën është ajo që këtu njihet si Dita e Nakba-s.”

Po ashtu, Ibrahim bën të ditur se pritet të mbahen funeralet e tyre që humbën jetën në protestat që ndodhën në qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor. Nga protesta e mbajtur së fundmi, raportohet se 14 të plagosur ndodhen në gjendje kritike si pasojë e forcës së përdorur nga forcat izraelite.

Për këtë arsye, ministria e shëndetësisë në vend u kërkoi palestinezëve që të dhurojnë gjak.

“Ne mendojmë se ata po përgatiten për një ditë të tensionuar të shtunën dhe duan të sigurohen që të kenë pajisje mjekësore dhe të jenë të pajisur për t’u marrë me një numër të lartë palestinezësh të cilët ndoshta do të lëndohen në përballje,” tha Ibrahim. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!