Një deklarata e ministrit japonez të Mbrojtjes, Taro Kono, se vendi ij tij po përgatitet për një sulm të mundshëm nga UFO-t, ka krijuar panik tek qytetarët, por edhe në mbarë botën.
Kono theksoi deklaratës se pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze nuk kanë gjetur ende UFO, por vendi gjithsesi po merr masa.
Qeveria e vendit aziatik raportoi se shtatë avionët e saj luftarakë bazë, të cilët shkojnë nga Hokkaido në Okinawa, tashmë janë duke punuar për të identifikuar “aeroplanët me origjinë të panjohur”.
Ai tha se “megjithëse ushtria nuk ka parë ndonjë anije jashtëtokësore, vendi do të përgatitet për një pushtim eventual”.
Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.
“Pamjet u publikuan për të qartësuar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrotjes.
Duhet thënë se për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte që lëvizin me shpejtësi të çuditshme. Dy video i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër, ndërsa një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë.