“Po përdhunon Foltoren”, Balla: Ka ardhur koha që Berisha të mos flasë më në Kuvend

schedule20:13 - 31 Tetor, 2022

schedule 20:13 - 31 Tetor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka propozuar që Sali Berisha mos flasë më në Foltoren e Kuvendit.

Duke iu referuar bashkëpunimit PD-PL, Balla tha se dyshja Meta-Berisha nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë.

Balla: Berisha dhe Meta nuk kanë çfarë i bëjnë më Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë gjithçka ka mundur të dyve. Turi i tyre është që sa herë i jepet mundësia vijojnë e dëmtojnë Shqipërinë. Është e rëndë për Kuvendin e Shqipërisë që një “non grata” vazhdon ta përdhunojë Foltoren e Kuvendit sa herë i jepet mundësi. Unë mendoj që ka ardhur koha që ne të marrim një vendim, që një gjë e zezë që vjen nga bota e përtejme, që vjen bën pis Foltoren dhe kthehet në botën e përtejme të mos flasë më në Foltoren e Kuvendit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!