Po pastronte shtëpinë, 70-vjeçarja gjen diamantin 34 karatësh

schedule22:37 - 28 Tetor, 2021

schedule 22:37 - 28 Tetor, 2021

Një 70-vjeçare duke pastruar shtëpinë e saj gjeti një diamanti 34 karat që vlen mbi 2 milionë euro në Northumberland të Britanisë së Madhe

Në fillim ajo kishte menduar se ishte thjeshtë një gur bizhuterish, por më pas gruaja shkoi për ta vlerësuar atë së bashku me disa gjëra të vjetra në një ankand.

Perla, e cila është më e madhe se një monedhë, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, drejtuesi i ankandit, Mark Lane tha se: “Zonja hyri me një çantë me bizhuteri dhe disa sende të tjera. Diamanti ishte në një kuti së bashku me bizhuteritë e dasmës. Ne pamë një gur mjaft të madh, më të madh se një monedhë dhe na u deshën 2 ditë për ta testuar. Më pas ia dërguam atë partnerëve tanë në Londër përpara se të certifikohej nga ekspertët në Antëerp, Belgjikë, të cilët konfirmuan se ishte diamant 34 karat”./abcnews.al