Dasmë civili në anijen ushtarake, shkarkohet zëvendës komandanti i Forcës Detare

schedule18:43 - 8 Gusht, 2020

schedule 18:43 - 8 Gusht, 2020

Zëvendës komandanti i forcës detare, Artur Meçollari është shkarkuar një vit pasi ishte komanduar në këtë detyrë.

Mësohet se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak se Meçollari ka lejuar fillimin e përgatitjes së ceremonisë martesore të një civili në njërën prej anijeve ushtarake nën komandën e tij.

Dhëndri nuk ishte vetë ushtarak, por dëshironte të organizonte ceremoninë e dasmës në anijen ushtarake pasi ishte djali i një ish-ushtaraku.

LEXO EDHE: Dalin pamjet, kjo është video që i kushtoi postin zv.komandantit të Forcës Detare

Në vendin e tij është emrëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e Shefit të Shtabit të FA-së.

Megjithatë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes një veprim i tillë nuk është konform rregullave të sigurisë.

“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, bën me dije ministria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!