Po ngrohnin ëmbëlsira në Kopësht, si u dogjën për së gjalli 5 fëmijët në Itali

schedule16:46 - 30 Maj, 2022

schedule 16:46 - 30 Maj, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje më djegien e  pesë fëmijëve në një Kopësht në Bergamo të Italisë, mëngjesin e sotëm.

Mediet italiane raportojnë se fëmijët ishin duke u përgatitur për një festë që do të mbahej sot në kopësht.

Lexo edhe: TRAGJEDIA/ 5 fëmijë digjen të gjallë në Kopësht, po bëheshin gati për festën

Shpërthimi ndodhi kur fëmijët po ngrohnin ëmbëlsira të karamelizuara (marshmallows) në një zgar në oborrin e kopshtit.

Gjithashtu raportohet se nga zjarri kanë mbetur të lënduar edhe tre prindër.

Në vendngjarje mbërritën pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë për shpëtim nga Brescia dhe Bergamo.

Ngjarja  ka ndodhur në orën 10.30 në kopshtin ‘San Zeno’ në via Montessori, ku me sa duket po zhvillohej një takim mes familjeve dhe mësuesve.

Njëri  prej pesë fëmijëve  ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Milanos.

Ndërkohë një fëmijë pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë.

Ndërsa  tre fëmijët e tjerë, dy vajza 3 dhe 5 vjeç dhe një mashkull 6 vjeç, të cilët u transferuan në spitalin Papa Gjon XXIII në Bergamo me djegie të shumta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!