“Po ngre lart vlerat e flamurit, mungon edhe një faleminderit”

schedule09:55 - 24 Shtator, 2019

schedule 09:55 - 24 Shtator, 2019

Eklent Kaçi është një nga sportistët më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. I riu ka fituar disa turne të rëndësishëm në sportin e bilardos, si dhe është mbajtës i disa rekordeve në këtë sport. Vitin e shkuar ai madje doli edhe kampion Europe në Disiplinës 8-Ball.

Gjatë këtyre viteve që ai ushtron sportin e bilardos, mbështetja për të ka qenë zero nga shteti. Ndodh kështu me shumë sportistë që merren me sporte individuale. Më së shumti Kaçi ndihet i zhgënjyer për faktin që as edhe një mesazh falënderimi nuk ka marrë nga ata që drejtojnë këtë vend, edhe pse vetë kryeministri kishte mbetur i befasuar kur kishte parë Kaçin dhe Spahiun në kampionatin botëror të zhvilluar në Angli pak muaj më parë.

“Kampion Europe, 8 Ball, 2019. Ceremonia e mbylljes, medalje ari, Kupa, himni shqiptar. Duke përfaqësuar shtetin me shpenzimet e mija, duke i ngritur vlerat flamurit me shumë se çdo lloj sporti tjetër në Shqipëri dhe asnjë faleminderit se kam marr akoma nga shteti”, shkruan Kaçi në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!