“Po ngopem me gjumë, pa lidhje ndeshjet pa tifozë. Më i miri? Dihet, Alisson”

schedule19:30 - 26 Mars, 2020

schedule19:30 - 26 Mars, 2020

Wojciech Szczesny është kthyer në një nga pikat më të forta të Juventusit. Statistikat e pritjeve të tij janë fantastike, por portiere polak tregohet modest. Në një rrëfim për Sky Sport, 29-vjeçari tregon se si e kalon ditën dhe zbulon portierin më të mirë në botë.

Ka dy javë që kur ka nisur karantina, unë ndodhem i vetëm në Torino, familja ime u nis drejt Polonisë para një jave. Nuk e kam humbur qetësinë, flej shumë gjumë, po çlodhem dhe përpiqem për t’u stërvitur e për të qenë gati kur të nisë kampionati.

Më vjen keq për Rugani dhe Dybala, bisedojmë me tad he për fat të mirë nuk kanë simptoma serioze. Shpresoj t’i kthehemi shpejt normaliteti. Unë kam qenë gjatë gjithë kohës i sigurt që nuk isha infektuar.

Ndeshja e fundit kundër Interit ishte shumë e çuditshme. Fituam dhe festuam, por nuk është njësoj pa tifozë. Statistikat e mia? Nuk më interesojnë, një portier duhet të presë gjuajtjet që i vijnë, kaq. Më i miri në botë? Alisson. Kam kaluar një vit me të, dallohej që do të bëhej një ndër më të mirët”, përfundon polaku i Juventusit. /abcnews.al