Po ndiqte hajdutin që vodhi një telefon, pëson atak dhe vdes 62-vjeçari në Itali

schedule10:23 - 24 Korrik, 2022

schedule 10:23 - 24 Korrik, 2022

Një punonjës i hekurudhës ka ndërruar jetën në Itali, pasi ndjekës së një të riu, i cili i kishte vjedhur telefonin një vajze në stacion.

Mediat italiane raportojnë se Carlo Palma, 62-vjeç, pësoi atak në zemër gjatë ndjekjes së hajdutit. Ngjarja a ndodhur në Caserta.

Dëshmitarët thonë se 62-vjeçari teksa e ndiqte të riun fillimisht ka ngadalësuar shpejtësinë, më pas është ulur në një stol dhe në fund ka humbur ndjenjat. Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta mbajnë në jetë, por ishte e pamundur.

Ndërkaq, 17-vjeçar, i cili vodhi telefonin u arrestua më pas nga policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!