Një banor në fshatin Rostovo, Bosnjë Hercegovinë dyshohet që të ketë zbuluar aksidentalisht trupat e të burgosurve në kohën e luftës.
Banori në fjalë ka gjetur mbetjet e të paktën dy personave ndërsa kishte nisur që të ndërtonte një shtëpi për pushime në një vend të quajtur Tvrdulja, njoftoi Instituti i Personave të Zhdukur në Bosnje Hercegovinë të premten.
“Mendohet se eshtrat i përkasin dy kroatëve të humbur nga zona e Bugojno-s, të cilët kanë qenë të burgosur në kampin e Rostovos në vitin 1993,” u shpreh Emza Fazlic, zëdhënësja e Institutit të Personave të Zhdukur, shkruan Abcnews.al
“Rroba, këpucë dhe një batanije u gjeneshtdën po ashtu pranë eshtrave,” shtoi Fazlic.
Ajo u shpreh po ashtu se ndërtimi i godinës është pezulluar dhe një kërkesë për të bërë zhvarrosje do të paraqitet në prokurorinë e shtetit dhe gjykata.
“Numri i saktë i mbetjeve të viktimave në këtë vend dhe identiteti i tyre do të dihet pas një zhvarrosjeje dhe identifikimi të mëvonshëm përmes analizës së ADN-së. Vendi ku janë zbuluar eshtrat është duke u ruajtur nga policia “, shtoi Fazlic. /abcnews.al/