Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Sarandë.
Policia bën me dije se 33-vjeçari u kap në flagrancë duke ndërtuar në tokë publike, parkun natyror “Syri i Kaltër”. Sakaq mësohet se gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre për kryerjen e veprimeve procedurale.
Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të punonjësve të IVMT dhe të Policisë Bashkiake Finiq, të cilët dyshohet se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al