Po ndërtonte pa leje, një lokal në plazhin e Borshit, procedohet 45-vjeçari

schedule15:37 - 3 Qershor, 2024

schedule 15:37 - 3 Qershor, 2024

Një 45-vjeçar është kapur teksa po ndërtonte pa leje një lokal në plazhin e Borshit. Si pasojë, ai po procedohet penalisht nga organet kompetente.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Po ndërtonte pa leje, një beach bar, në Borsh, procedohet penalisht 45-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar një rast të ndërtimit të paligjshëm, në vijën bregdetare të Borshit.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!