Po ndërtonte një objekt shtesë pa leje në truallin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Ksamil

schedule16:45 - 11 Qershor, 2021

schedule 16:45 - 11 Qershor, 2021

Një 52-vjeçar në Ksamil të Sarandës është arrestuar pasi u kap duke ndërtuar pa leje. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Për rastin u arrestua  për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”,  L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

52-vjeçari u vu në pranga pasi ishte duke ndërtuar në  lagjen Nr. 2 në Ksamil, një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!