“Po na vrisni”, Juxhin Mustafaraj: Nuk janë të frikshëm gazetarët zonja Kokalari

schedule19:17 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 19:17 - 15 Dhjetor, 2021

Gazetari Juxhin Mustafaraj i ka kthyer një përgjigje aktivistes së PD-së, mbështetëse e Sali Berishës Evi Kokalari që ditën e sotme teksa hyri në selinë blu dhe kërkonte zyrën e Lulzim Bashës u përplas edhe me gazetarët duke i cilësuar të rrezikshëm me pretendimin se për pak e kanë rrëzuar.

Lexo edhe: Evi Kokalari dhe Albana Vokshi përzihen me sherr nga selia e PD

Bëni shumë kujdes se po na vrisni, se jemi femra, më të frikshëm jeni ju tani. Nëse unë rrëzohem dhe vritem ai është një problem shumë i madh se jeta ime është më e rëndësishme se lajmi që do të jepni ju” tha ajo.

Nga e shtuna gazetarët/operatorët/teknikët që mbulojnë zhvillimet politike të opozitës po raportojnë pa ndërprerje çdo zhvillim që lidhet me situatën e brendshme në Partinë Demokratike.  Krahas raportimeve të guximshme nën një klimë tejet të tensionuar mes palëve dhe militantëve që janë në oborr, sot kolegët u përballën edhe me një skenë aspak të hijshme të prodhuar nga një zonjë!

Edhe pse instistova që ta bind zonjën Kokalari se punonjësit e medias nuk janë njerëz të frikshëm por e duan punën që bëjnë, nuk munda t’i merrja dot një “Më Fal”. Shpresoj që herën tjetër që do të ketë përballë një gazetar dhe një operator t’i trajtojë me dinjitetin që meritojnë për punën që bëjnë” shkruan gazetari i “ABC”-së Juxhin Mustafaraj./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!