Po na shuajnë edhe brenda në shtëpi, vrasja e Marjanës në “hall të vet” dhe qerthulli i egërsisë ku po rrotullohet vendi

schedule14:00 - 31 Gusht, 2022

schedule 14:00 - 31 Gusht, 2022

Marjana Sahitaj është viktima më e fundit në Shqipëri e vrarë krejtësisht “në hall të vet”. Ajo u përplas teksa ishte duke qendruar brenda ambienteve të shtëpisë së saj në zonën e Farkës në Tiranë nga një automjet, i cili për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit nga shoferi shkatërroi derën rrethuese dhe vrau 25-vjeçaren.

Ajo u dëgua në spital por mjekët nuk patën asnjë shans sepse makinë që e përplasi kishte qenë më aq shpejtësi sa asnjë qënie njerëzore nuk mund t’i bënte ballë. Policia zbuloi se drejtuesi i makinës, Saimir Thaçi ishte në “ajër” për shkak të sasisë së madhe të lëndëve narkotike që kishte konsumuar.

Thaçi tashmë do të japë llogari para organeve të drejtësisë, por kjo nuk e zgjidh aspak problemin që ka shoqëria shqiptare me “çmimin” e ulët të jetës ku ti mund të vritesh kudo, në punë, rrugë, brenda biznesit tënd, në shtëpi, madje edhe brenda dhomës së gjumit.

Shqipëria ka hyrë në një qerthull “egërsie” ku jeta nuk vlen aspak, ndëkohë që vdekja sundon kudo, diku përmes atentateve me armë, diku tjetër për shkak të ndotjes, pasigurisë së përgjithshme, shërbimit spitalor, infrastrukturës së dobët në rrugë dhe mbi të gjitha, papërgjegjshmërisë së atyyre që hipin mbi makina, raporton abcnews.al.

Duket të jetë një problem që nuk zgjidhet vetëm me masa shtrënguese, por me një ndërgjegjësim të të gjithëve, e nëse kjo do të ndodhë dikur, familjarët e Marjanës do të ngushëllohen me fotot e saj si nuse, të shkrepura vetëm një muaj më parë, teksa sot një i droguar ia preu ëndrrat për një jetë të lumtur me bashkëshortin jashtë kufijve të Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!