“Po mësoj gjermanisht”, Murinjo drejt Bundesligës?

schedule14:16 - 21 Shtator, 2019

schedule 14:16 - 21 Shtator, 2019

Jose Mourinho qëndron pushim prej 18 dhjetorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United. Ai dëshiron të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në pankinë.

Trajneri portugez ka folur për “Cuatro”, duke zbuluar një detaj të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Real Madrid është një mundës reale, gjithmonë nëse Zinedine Zidane nuk ia del të rikthejë “Los Blancos” te rezultatet pozitive.

“Rikthimi le të ndodhë kur të ndodhë. Po marr leksione të gjuhës gjermane gjatë kësaj kohe. Kjo është gjuha ime e gjashtë. Ndoshta do të më shërbejë ndonjë ditë për të stërvitur në Bundesligë ose për të komentuar ndonjë ndeshje Championsi”, thekson Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!