Po mbante fjalim për krizën në vend, Netanyahu ndërpritet nga familjarët e pengjeve

schedule11:23 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 11:23 - 26 Dhjetor, 2023

Fjalimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, u ndërpre nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, teksa po fliste ditën e djeshme, mbi krizën në vend.

Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv, teksa lideri izraelit fliste.

Rikujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për armëpushim humanitar, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë Hamasin pas sulmit të 7 tetorit.

Ditën e djeshme gjatë fjalimit të tij, udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud, se lufta ishte shumë larg përfundimit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe do të intensifikojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”, u shpreh Netanyahu.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!