Mund të thuhet me plot gojë se është një talent, por ende nuk e ka marrë ftesën nga Kombëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për djalin e ish-kapitenit të “legjionarëve” Rudi Vata, Roko Vatën, me këtë të fundit, që ka shkëlqyer mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë “gjurmë” në fitoren e thellë 3 me 0, të skuadrës së tij, Celtic B, ndaj Linlithgow Rose.
“Ylli” 18-vjeçar tundi rrjetën plot 3 herë në këtë fitore, në miuntat 21’-, 75’ e 86’, duke u kthyer kështu në protagonistin absolur të triumfit të skuadrës së tij, ndaj një kundërshtari jo fort të lehtë në kampionat.
Vlen të theksohet fakti, që pak ditë më parë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i dërgoi një “ftesë” në distancë, Roko Vatës, për të veshur fanellën “kuqezi”, duke e cilësuar si një nga talentet më premtues në Evropë.
Ndërkaq, për të “përforcuar” fjalët e Bushit, kujtojmë se deri më tani Vata ka zbritur në fushë plot 11 herë për skuadrën e dytë të Celtic, ku ka arritur të regjistrojë statistike “të frikshme”, duke shënuar plot 10 gola. /i.m /abcnews.al