Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po lufton me vdekjen, lideri i opozitës ruse “viktimë” e radhës e historive me helmime në Kremlin?

schedule11:40 - 21 Gusht, 2020

schedule 11:40 - 21 Gusht, 2020

Nëse konfirmohet se është helmuar, lideri i opozitës ruse Alexei Navalny do të ishte personazhi më i fundit në një seri të gjatë helmimesh.

Navalny, kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin filloi të ndjehej keq në një avion teksa po kthehej nga Siberia për në Moskë të enjten në mëngjes. Dyshohet se diçka është hedhur në çajin që lideri i opozitës piu në një kafene aeroporti në qytetin siberian të Tomskit.

Gjendja e tij u bë aq e rëndë sa avioni bëri një ulje urgjente në qytetin e Omsk, ku u transportua në një barelë.

Pavel Lebedev, pasagjer në avion, në mediat sociale shkroi:  “Në fillim të fluturimit ai shkoi në tualet dhe nuk u kthye më. Filloi të ndjehej vërtet i sëmurë. Ata po mundoheshin ta ndihmonin dhe ai bërtiste nga dhimbja.

LEXO EDHE: Dyshohet se u helmua, kritiku i Putinit është aq rëndë sa s’mund të kurohet në Gjermani

Prej dy ditësh ai ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa stafi i tij ka kërkuar ta transportojnë në Gjermani, por mjekët kanë thënë se është e pamundur ta përballojë.

Por, helmimet janë një histori e gjatë në Kremlin, shkruan abcnews.al.

Këtu përfshihen, Sergei Skripal, ish agjent i helmuar me një agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury, Angli dhe Alexander Litvinenko, i cili vdiq në Londër në vitin 2006 pasi pinte çaj jeshil, në të cilin ishte hedhur polonium-210.

Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen në këto incidente, duke i quajtur ato provokime anti-ruse. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!