Ambasada gjermane në Afrikën e Jugut i është përgjigjur asaj ruse, pas postimit të kësaj të fundit se: ‘Rusia në Ukrainë po lufton nazizmin’.
Në përgjigjen e saj ambasada gjermane shkruan se ‘Mjerisht, ne jemi disi ekspertë të nazizmit’, duke lënë të nënkuptohet se nazistët e vërtetë nuk janë ukrainasit, por ata që po pushtojnë vendin.
Përplasja në rrjet erdhi pas deklaratës së bërë nga ambasada ruse e cila shkruante se ata kishin marrë disa letra nga vendet e Afrikës të cilat inkurajonin Rusinë për luftën e nisur. /Abcnews.al