Po lindim më pak fëmijë/ Gjirokastër, 115 lindje në tre muaj. Elbasan, rreth 100 bebe më pak

schedule15:16 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 15:16 - 4 Dhjetor, 2023

Grate shqiptare po lindin me pak femije.

Nga viti ne vit lindshmeria po shenon nivele te ulta dhe sipas te dhenave te INSAT ne tremujorin e trete te 2023-it lindjet rane me afro 7%.

Ndër qarqet, Gjirokastra ka numrin më të ulët të bebeve me 115 në tre muaj.

Faktorët janë disa, nga lëvizjet demografike, pasigurite e çifteve të reja e deri te forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri.

Por jo vetëm në qytete të vogla, edhë në zonat me popullësi të madhe lindjet janë në rënie.

Në Elbasan thuajse cdo vit ka rreth 100 bebe më pak.

Në tremujorin e tretë 2023, vetëm Tirana shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan ulje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!