Kishte dalë nga liqeni pa maskë, shoqërohet në polici ish-deputeti Kastriot Islami

schedule20:22 - 14 Nëntor, 2020

schedule 20:22 - 14 Nëntor, 2020

Ish-deputeti Kastriot Islami është shoqëruar në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi u kap në rrugë pa maskë mbrojtëse. “ABC” mëson se ish-deputeti kishte dalë te zona e liqenit artificial pa maskë.

Efektivët e policisë e  ndaluan. Policia ka shpjeguar se personat që kapen pa maskë dhe nuk pranojnë që të japin kartën e identitetit për të vendosur gjobën shoqërohen në komisariat. E njëjta procedurë duket se ka ndodhur edhe me Islamin.

Pasi u shoqërua dhe iu morën të dhënat, ai është lënë i lirë. Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 3 mijë lekë të reja. Tre ditë më parë Presidenti Meta postoi një foto me Islamin në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

Prej disa javësh maska në Shqipëri është vendosur me detyrim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa pas orës 22:00 deri në 06:00 ndalohet lëvizja./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!