Po kthehej nga dyqani, vajza u përplas për vdekje para shtëpisë, shoferi: S’e pashë

schedule13:58 - 17 Janar, 2021

schedule 13:58 - 17 Janar, 2021

Një  10-vjeçare humbi sot jetën tragjikisht në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”.

Policia njoftoi se mjeti me drejtues Alban Guri, aksidentoi këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 9 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi  jetë në spital.

Makina që shkaktoi aksidentin fatal

Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit. 9-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Gazetarja Glidona Daci raporton se e mitura ka dalë nga shtëpia për të shkuar në dyqan për të blerë bashkë me një fëmijë tjetër. Në momentin e aksidentit vajza ishte duke pritur fëmijën tjetër.

Ndërkohë, familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë dhe kishin vetëm katër ditë që kishin ardhur për të jetuar në këtë zonë.

Ata ishin katër fëmijë dhe jetonin me babain e tyre, pasi prindërit ishin të divorcuar. Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe më pas është kapur. Pasi u shoqërua në Komisariat ai ka thënë se nuk e ka parë  vajzën, sepse nuk kishte fushëpamje. g.v/abcnews.al